POLITIKË /

VIDEO/ Pjesë e grupit të eurodeputetëve, Kuvendi lë jashtë Fredi Belerin! ‘I sikletosur’, hesht para mediave

Mësohet se shkak për lënien jashtë të Fredi Belerit, është bërë vonesa e tij me disa minuta në takimin që kishte nisur mes eurodeputetëve të PE dhe parlamentarëve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pjesë e grupit të eurodeputetëve, Kuvendi lë

Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u la jashtë sot në dyert e Kuvendit për disa minuta pasi ishte takuar më herët me kryeministrin Edi Rama si pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh të PE.

Në videon e publikuar nga gazetari Isa Mysyra, teksa priti për disa minuta jashtë derës së mbyllur të Kuvendit, Beleri dukshëm i sikletosur nuk tha asnjë fjalë për mediat ndërsa priti për hapjen e derës.

Në kryesinë e Kuvendit, eurodeputetët e Parlamentit Europian do të zhvillojnë një takim me parlamentarët shqiptarë lidhur me disa prej temave kryesore të aktualitetit të vendit. Versus.al

Poll