POLITIKË /

Ikja masive e shqiptarëve, Rama: Kërkojnë fatin, kanë qenë 50 vite të mbyllur! S’ka nisur në qeverisjen tonë

Shkruar nga Versus

Ikja masive e shqiptarëve, Rama: Kërkojnë fatin, kanë

Mes pyetjeve të bëra nga qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe asaj lidhur me emigracionin masiv të shqiptarëve.

Duke e konsideruar si diçka që ka ndodhur edhe në vende të tjera, Rama tha se momenti kur numri i atyre që kthehen të jetë më i madh se i atyre që ikin, do jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“Trendi i largimit drejt shqiptarëve drejt botës nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë dhe as nuk është në stadin kur kthesa e dukshme të fillojë. Sepse mjafton të shohësh çfarë kka ndodhur me vendet e tjera për të kuptuar se momenti kur do ketë më shumë që kthehen është momenti i anëtarësimit dhe balancimit të plotë të vendit në veprimtarinë e BE”- u shpreh kryeministri.

Sipas tij, fluksi i madh i largimeve tek shqiptarët është i justifikuar për shkak se kanë qenë të izoluar për 50 vite gjatë komunizmit. Ndërsa tha se nuk ka asnjë çelës magjik për ta ndaluar emigracionin, ai mohoi akuzat se shqiptarët largohen nga keqqeverisja.

“Ne kemi qenë të mbyllur për 50 vite dhe jemi më të justifikuarit për të kërkuar fatin, për të kërkuar diçka më të mirë. Por siç ka shqiptarë që largohen ka edhe nga ata që kthehen. Zgjidhja nuk është çelës magjik, por punë e përditshme. Siç po ndodh që gjithmonë e më shumë shqiptarët kthehen për të bërë pushime një herë e dy herë në vit, apo për të investuar në fshat e për të blerë shtëpi, ky është trend që do ketë kthesën e vetë. Nuk ka asnjë lloj çelësi magjik, të tjerat janë propagandë që kushdo mund ta pëlqejë. Kush thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, ose nuk di çfarë thotë ose gënjen sepse kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori në asnjë vend”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: