POLITIKË /

“Investoni, nuk keni taksa për 10 vjet’, Rama ju bën thirrje 'çunave të Londrës': Bleni tokë 1 euro

Rama po ashtu sqaroi të gjithë procedurën sesi toka e të parëve mund të kthehet në një investim fitimprurës, duke e marrë atë vetëm me 1 euro.

Shkruar nga Versus

“Investoni, nuk keni taksa për 10 vjet’, Rama ju bën

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim elektoral në Kukës prezantoi sërish “Paketën e maleve”, ku ftoi për të investuar shqiptarët jo vetëm brenda vendit por edhe ata të Diasporës, pasi për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë taksa për 10 vjet.

Rama po ashtu sqaroi të gjithë procedurën sesi toka e të parëve mund të kthehet në një investim fitimprurës, duke e marrë atë vetëm me 1 euro.

“Shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim  në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe  në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë”, u shpreh Rama. 

Rama: Pas zgjedhjeve do fillojmë të fusim në punë paketën e maleve. Paketa e maleve është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve, apo në toka ku bien dakord me pronarët për turizëm, agroturizëm, patjetër edhe për blegtori, agropërpunim, agrobiznes duke bërë disa hapa të thjeshtë. E para toka që është fakt, pra pronari fakti, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim  në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe  në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë. Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi tju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar. I 501 do tatohet siç tatohen agroturizmat.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: