“Një copë bukë thatë e kam futur në fund të çantës së shpinës, nuk pata lekë me i dhënë makinës. Kam ardhur në këmbë nga rrethi i Matit.
Jam Abdi Toçi nga fshati Urxall i Matit, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit. Unë jam protestues prej 7-vitesh”. Kështu deklaroi një ish-minator i cili mbajti fjalim në protestën e opozitës.
Abdi Toçi tregoi se ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike dhe se ish-minatorët nuk marrin mbështetjen e nevojshme nga qeveria për të përballuar shpenzimet mujore. Gjatë fjalës së tij në podium mbante një elektrik të vendosur në ballë, të cilin nuk e hoqi deri në fund të fjalimit.
Ai tregoi se prej shtatë vitesh fjala e tij, nuk dëgjohet pavarësisht se proteston vazhdimisht, duke treguar se si ai ka shumë ish-minator të tjerë që ndodhen në kushte të vështira ekonomike./Versus.al

