POLITIKË /

Ish-prokurori i larguar nga Vettingu zbulon pse i hyri politikës: Kam informacione brenda PS

"Në Durrës jemi të përgatitur për çdo lloj skenari"- u shpreh Ndoja.

Shkruar nga Versus

Ish-prokurori i larguar nga Vettingu zbulon pse i hyri politikës: Kam

Ish-prokurori Arjan Ndoja, i cili i në 2019-ën i shpëtoi një atentati ndaj tij në makinën ku udhëtonte me “Rrumin e Shijakut” zbuloi në “Top Story” disa prej arsyeve përse ka vendosur të jetë pjesë e politikës.

Ai u shpreh se në fushatë politike ka më shumë adrenalinë, ndërsa për situatën elektorale në qarkun e Durrësit, tha se gjërat duken të qeta, por nënvizoi se ai ka informacione deri brenda kampit të PS.

“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.

Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.

Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: