POLITIKË /

"Jam pak në bela me kolegët socialistë europianë", Rama: Ja si u përgjigjem kur më pyesin si i fitova 4 mandate

I pyetur për tre prioritetet e qeverisjes gjatë mandatit të 4, Rama nuk dha ndonjë përgjigjie konkrete por tha se objektivi kryesor është Bashkimi Europian.

Shkruar nga Versus
"Jam pak në bela me kolegët socialistë europianë",
Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Richard Attias gjatë organizimit të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme). Gjatë intervistës, Rama nuk la pa folur për faktin që është ende në pushtet për një mandat të katërt qeverisës, duke treguar edhe “sikletin” me kolegët e tij socialisë europianë të cilët kishin ngritur pikëpyetje për këtë gjë.

Rama theksoi se u ishte përgjigjur me batutë duke u thënë se mbase nuk ishte socialist aq i mirë dhe prandaj ka arritur të fitojë 4 mandate.

“Së pari dua të ndaj me ju se jam paksa në bela me kolegët socialistë europianë. Sepse dikush më pyeti si është e mundur që ke fituar 4 mandate kur je socialist? Çfarë do u thoshe të tjerëve më pyeti. I thashë: Dëgjo nuk di çfarë të të them, ndoshta fitoj sepse nuk jam socialist i mirë”- tha Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga gazetari për tri prioritetet e qeverisjes së mandatit të katërt, Rama nuk pati fusha konkrete përqendrimi, por u mjaftua duke thënë se bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

“Tre gjërat themlore aktualisht që flasim janë BE, BE, BE kështu që dritarjae mundësisë është e hapur. Është e trishtueshme që na duhej Putini që kjo dritare mundësie të hapej. Sepse ishte agresioni i tij në Ukrainë që i zgjoi të gjithë dhe e ktheu në veprim mesazhin e qartë se një ditë Europa do jetë e bashkuar në veprim. Nëse ne ia dalim, atëherë 4 mandatet do t’ja kenë vlejtur”- deklaroi kryeministri. Versus.al

 

Poll