POLITIKË /

''Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie'', Meta live nga burgu: Do i fitoj të gjitha çështjet

Meta u shpreh se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

Shkruar nga Versus
''Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie'', Meta
Beti Njuma

Presidenti i PL, Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë livë në studion e lajmeve në Ora News me moderatoren Beti Njuma.

Meta u shpreh se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

Meta: Jam rrëmbyer pas asnjë letër policie.

Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë.Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.

Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua.

Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.

Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn  dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.

Për ça zgjaten?

Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit.

Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet.

 

Poll