Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 duket se nuk kanë sjellë pakënaqësi vetëm nga fronti opozitar. Ndonëse ka siguruar forcë absolute në Kuvend, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti pretendon se i janë vjedhur vota, ndaj rrjedhimisht ka bërë kërkesë në KQZ për pamjet filmike. Aktualisht nga procesi i numërimit, Gjylameti ka humbur mandatin e deputetes, pas mbylljes së votave të Tiranës ku Olta Xhaçka arriti të fitojë hyrjen në Kuvend me vetëm dy vota diferencë nga Gjylameti.
Pra luftën ‘brenda llojit’ duket se po e shohim nga dy polet kryesore politike si në rastin e Ilir Alihmehmetit me Tabakun, Xhaçkës me Gjylametin, por edhe nga të tjerë kandidatë për deputetë. Në KQZ kërkesë për pamje filmike me pretendimin se u janë vjedhur votat kanë qenë edhe, Xhemal Qefalia i PS-së, Shkëlqim Shehu i PD-së, Ilirjana Kuçana nga PD, Rajmond Dervishi nga Koalicioni EuroAtlantik, Etilda Gjonaj nga PS, Adnan Shullani nga PD, Altin Goxhaj nga koalicioni Aleancës Madhështore, Aulon Kalaja nga PD-ja, Frrok Gjini i PS-së. Edhe partia Djathtas 1912 e Alibeaj ka pretenduar se i janë vjedhur votat dhe ka depozituar të njëjtën kërkesë në KQZ. Versus.al







