POLITIKË /

“Ka dëshirë të jetë i pari në listë”, zbulohet ku planifikon të kandidojë Rama si deputet

Ky kandidim i Ramës është domethënës i zotimit të tij të bërë pas fitores në bastionin e djathtë.

Shkruar nga Versus

“Ka dëshirë të jetë i pari në listë”,

Ndërkohë sot theksoi se ai vetë dhe deputetë që kanë fituar më shumë se 1 mandat do të kandidojnë në lista të hapura, mësohet se kryeministri Edi Rama mes një rrethi të ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të kandiduar në Shkodër si deputet.

Lajmin e bën me dije gazetari i TCH, Muhamed Veliu i cili raporton se kreu i ekzekutivit ka zgjedhur Shkodrën me qëllim që të reflektojë domethënien e fortë që ka për të fitorja historike e PS në këtë qark dhe dhënia e fjalës për të transformuar kryeqendrën e veriut.

Ky është edhe një tjetër mesazh i fortë për opozitën që humbi me rreth 10 mijë vota diferencë bashkinë e Shkodrës, bastionin e saj prej 30 vitesh. Në Shkodër, Rama ka zgjedhur kryebashkiakun Benet Beci si drejtues politik. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: