POLITIKË /

"Kam fytyrën dhe mendjen time në këtë parti", Floriana Garo zbulon a do e kandidojë Berisha si deputete

Garo u shpreh se ambiciet e saj politike janë për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Shkruar nga Versus
"Kam fytyrën dhe mendjen time në këtë parti",
Kryedemokrati Sali Berisha dhe zëdhënësja e PD, Floriana Garo

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka folur lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku ka zbuluar nëse do të jetë një prej kandidateve në listën për deputetë.

E ftuar në “Euroneës”, Garo u shpreh e bindur se gratë do të kenë një peshë më të madhe brenda PD-së në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa la të kuptohet se ambicia e saj është që të jetë në listat e kandidateve për deputete.

“Mendoj që gratë duhet të marrin më shumë përgjegjësi, mendoj se zoti Berisha do t’ia lërë këtë përgjegjësi edhe grave në hartimin e listave në zgjedhjet që do të vijnë dhe do të shohim më shumë prezencë femërore. Unë jam futur në këtë parti edhe për të shpalosur ambiciet e mia politike edhe për të parë se si ishte kjo fushë. Gjatë kësaj kohe, unë kam mësuar shumë dhe kam dhënë shumë në një kohë të vështirë opozitare, duke vënë fytyrën time, mendjen dhe kohën në këtë parti. Është një evolucion që po shkon drejt kësaj,” tha Garo ndër të tjera. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: