POLITIKË /

Kandidatët e PS ankimojnë humbjen në KQZ, Rama ju dërgon mesazh: Jemi një skuadër

Në mesazhin e tij, Rama shprehet që të mos i hyhet kësaj pune pasi në PS janë ende një skuadër.

Shkruar nga Versus

 

Kandidatët e PS ankimojnë humbjen në KQZ, Rama ju dërgon

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë ankimuar në KQZ rezultatet.

Në mesazhin e tij, Rama shprehet që të mos i hyhet kësaj pune pasi në PS janë ende një skuadër. 

Mesazhi i Ramës:

''Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi''.

Tags:

rama mesazh

Poll