Kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit të PD me një studio amerikane, ka shkaktuar mjaft reagime në vend, ndërsa SPAK ka nisur verifikimet për të gjetur nëse ekziston ndonjë paligjshmëri.
Nga ana tjetër, në kampin opozitar thuhet se kjo kontratë lobimi do t’i sigurojë Berishës heqjen e non-gratas së SHBA-ve. Kandidati i PD për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi në “A2CNN” se së shpejti kreu i demokratëve do të udhëtojë për në SHBA.
“Unë mendoj që ky Chris LaCivita që është vetë mesazhi, i ka shqetësuar shumë këta këtu. Unë jam habitur me thënë të drejtën kur ka ardhur në Shqipëri. Nuk e kam menduar se vjen në Shqipëri. Këtyre bravo u qoftë që e sollën. Është mesazh shumë i rëndësishëm. Kini parasysh që këtu paska zbarkuar krejt Amerika. Se po flasim për avokatin e Trumpit. Avokati i Trumpit po, ai që i bëri fushatën po, se na thanë Shqipëria është një pikë ujë në oqean, nuk vijnë amerikanët. Këtu po përgatitet me ju heq dhe non-grata mesa duket Berishës, me gjithë këtë furi gjërash. Ose përgatitet vizita e tij në Amerikë, qe e kam si informacion domethënë”, u shpreh Kalaja.
I pyetur nëse kjo vizitë e Berishës në SHBA do të ndodhë para zgjedhjeve, Kalaja tha: “Nuk e di, nuk jam fallxhor”.
Sipas tij plani është që Berisha të mund të shkojë në SHBA në një precedent të ngjashëm me atë të kreut të BDI, Ali Ahmeti.
“Po të them ça di unë. Unë di që këta po punojnë që ta çojnë në Amerikë, Berishën. Ta çojnë në një lloj forme siç shkoi për shembull Ali Ahmeti njëherë e një kohë, që ishte non-grata por shkoi në aeroport, e ndaluan dhe pastaj erdhi një senator amerikan, e mori dhe e futi brenda në Amerikë. Mund të jetë një precedent i tillë. Këtë që thash tani, e them me përgjegjësi”, sqaroi kandidati i PD më tej. Versus.al








