POLITIKË /

Këlliçi: Berisha nuk do jetë kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet! E ka kryer karrierën politike

Shkruar nga Versus

Këlliçi: Berisha nuk do jetë kryeministër nëse PD

Kandidati për deputet të PD në Tiranë, Belind Këlliçi gjatë debatit në studion e “Opinion” dha mbrëmë edhe një deklaratë të fortë sa i takon postit të kryeministrit nëse demokratët rikthehen në pushtet.

Këlliçi tha se PD nuk është në garë elektorale për të bërë Berishën kryeministër duke thënë se ky i fundit e ka kryer “legacinë” e vetë duke mbajtur postet më të rëndësishme të vendit.

Ai tha se një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Berisha dhe se nëse më 11 maj fiton PD, atëherë do të jenë vetë demokratët që do ta vendosin.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Këlliçi: Është interesant, janë dy gazetarë, një zonjë, e nuk dëgjojmë deri tani cfarë opinioni kanë për korrupsionin në Shqipëri. Jam kurioz unë dhe qytetari, këtu janë vjedhur 140 mln euro për një incenerator që nuk ekziston? 60 mln euro për tigrin 1 dhe 3 që nuk funksionon. Që ministrja del me rripin Hermes duke hapur vallen? A ka një qëndrim për ministrin e Brendshëm Tahiri që kanabizoi Shqipërinë? Ju a keni qëndrim për një kryeministër që ka bërë fije për pe hapat për autokratizëm? Gjysmën e listës së Durrësit e ka në burg sot. Po thuhen për problemet e PD, e nuk flitet për ku kemi arritur. A ka ndonjë pyetje për programin e PD? A ka ndonjë mangësi?

Unë e di, për Batonin nuk do rritem kurrë politikisht, se ka bindjet e tij politike. Unë flas për qytetarët, penionistët që e kanë pensionin 70 mijë lekë të vjetra. Ka një gjë të mirë kjo fushatë, Edi Rama është detyruar të kopjojë dy premtime të PD, minimum jetik 200 euro dhe paga minimale 500 euro, edhe t’i hedhi dhe ai në fushatë.  6 muajmë përpara Berisha i ka premtuar këto, i ka bërë publike, ndërkohë që ishte ende në arrest. Pra të themi disa të vërteta. Berisha zotëri, meqe e ke merak Berishën, nuk është në garë, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka…

Fevziu: Si, si? Si ishte kjo që the?

Këlliçi: Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

Fevziu: Por po fitoi PD kush do bëhet kryeministër?

Këlliçi: E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje. Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk është këtu për ambicie. Berisha të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë.

Fevziu: Kjo deklarata, është deklaratë tamam apo opinion i yti?

Këlliçi: Kjo deklaratë, është deklaratë e Belind Këlliçit, drejtuesit politik të qarkut Tiranë.

Haxhiu: Më mirë mos ta kishe thënë fare. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: