POLITIKË /

"Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit", Berisha i bindur: Programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë.

Shkruar nga Versus

"Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit", Berisha i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga dega numër 4 në Tiranë, u shpreh i bindur se PD është në një epërsi të madhe në krahasim me kundërshtarin e tyre, Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë.

Ndër të tjera ai theksoi se PD ka një program i cili në të vërtetë çdo ditë po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve dhe që si qëllim kryesor ka një mundësi të re për çdo shqiptar.

"Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve. Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptarë, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët. Ne në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu, do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë", deklaroi kreu i PD. 

Tags:

berisha pd

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: