POLITIKË /

"Kërkoj ndihmë, më morën peng të rinjtë e FRPD", Rama në Vlorë: Deti fle, armiqtë jo!

Shkruar nga Versus
"Kërkoj ndihmë, më morën peng të rinjtë e
Rama me të rinj të FRPD

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmë një takim me struktura të PS në Vlorë, nga ku më pas publikoi edhe një video ku sipas tij ndodhej më te rinj të FRPD të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Duke e nisur videon me batuta, Rama u bëri thirrje të gjithë të rinjve të PD që të votojnë për Partinë Socialiste, duke u përqendruar sërish tek retorika e tij e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Kërkoj ndihmë, jam peng i rinisë demokratike FRPD. Peng i një grupi terrorist nga Vlora. Domethënë unë mund të iki, nuk jam në rrezik? Se më morën peng, qenka gjë e bukur të jesh peng”- tha Rama.

“Le të jetë dhe Edona një model për gjithë Shqipërinë. Të gjithë të rinjtë e PD t’i bashkohen PS dhe vizionit të Edi Ramës”- u shpreh njëra prej anëtareve të PS në Vlorë.

“PS nuk ka nevojë t’i bashkoheni, po aty te numri 5 më votoni mua. Futemi në BE, thajmë kënetën dhe pastaj shpërndahuni prapë”- u shpreh kryeministri në videon të cilën e ka postuar me mbishkrimin "deti fle, Vlora jo dhe as armiqtë më të bukur në botë nuk flenë".

Gjatë ditës së sotme, pritet që të ketë një takim të Ramës me kandidatët për deputetë të Vlorës. Versus.al

 

Poll