POLITIKË /

Komisionerë që votuan në vend të qytetarëve, PD publikon tjetër video nga zgjedhjet e 11 majit

Në pamje shfaqen disa momente kur komisionerët e një qendre votimi në Peqin, vëzhgojnë dhe votojnë së bashku me qytetarët.

Shkruar nga Versus

Komisionerë që votuan në vend të qytetarëve, PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat ka publikuar të tjera pamje të cilat sipas tij provojnë atë që e quan “farsë elektorale” më 11 maj.

Në pamje shihen momente nga një qendër votimi në fshatin Çopanaj të bashkisë Peqin ku pothuajse për të gjithë qytetarët që shfaqen në video duke votuar, komisionerët kanë bërë rolin e “shoqëruesit”.

Pavarësisht se duhet të qytetarët të votojnë në fshehtësi, komisionerët në fakt duket se kanë qenë plotësisht në dijeni të votës së qytetarëve.  

“Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Urdhëro! Pra, komisionerja kontrollon çdo votë. Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë. Pra, votojnë komisionerët. Vazhdojnë kontrollin... voton për të. Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri. Dy fletë... Pra, këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit në datën 11 Maj. Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt”- deklaroi Berisha ndër të tjera. Versus.al

Poll