
Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali ishte e pranishme në mbledhjen e parë të konstituimit të komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Ajo solli në dukje domosdoshmërinë që sipas saj ka një komision i tillë ndërsa foli edhe për procesin e ecurisë së anëtarësimit në BE. Ndër të tjera, duke nënkuptuar edhe mungesën e opozitës, Spiropali tha se është i rëndësishëm që të ketë një dialog institucional për të pasur reformim dhe forcim të rolit të Kuvendit.
“Puna e këtij komisioni lidhet me domosdoshmërinë për thellimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, administratë publike. Në përfundim të procesit screening janë zhvilluar takime për 33 kapituj dhe janë përfshirë 157 institucione shtetërore dhe institucione të pavarura. 575 zyrtarë kanë marrë pjesë në takimet shpjeguese. Janë përgatitur 777 prezantime të argumentuara me rreth 20 mijë faqe dokumente.
Debatet politike janë të përditshme dhe mbahen mend përkohësisht. Dialogu institucional përbën një qasje të re për një cikël reformimi dhe forcimi të rolit të Kuvendit”- u shpreh Spiropali ndër të tjera.
Drejtuesi i komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh më herët se të gjithë spekulimet mbi punën e komisionit, do të marrin përgjigjen e duhur. Versus.al







