POLITIKË /

Komuniteti Politik Evropian vitin e ardhshëm në Tiranë, Rama: Deri dje, shiheshim si periferi e prapambetur ballkanike

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se samiti i komunitetit politik evropian do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm.

Shkruar nga Versus
Komuniteti Politik Evropian vitin e ardhshëm në Tiranë, Rama:
Kryeministri Edi Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt ditën e djeshme në Londër, vitin e ardhshëm do të mbahet në Tiranë.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook ku shkruan se një zhvillim i tillë, tregon pozicionin e ri të vendit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, vite më parë Shqipëria shihej si një periferi e prapambetur ballkanike.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit ishte pjesë e samitit të zhvilluar dje në Britainë e Madhe ku së bashku me kryeministren italiane, kryesoi tryezën e parë të diskutimeve, atë të emigracionit të paligjshëm. Gjatë pjesëmarrjes në samit, Rama u takua edhe me pati bisedime edhe me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe mbretin Charles. Versus.al

Poll