POLITIKË /

KQZ certifikon sot rezultatin për Tiranën, i jep fund "dramës" mes Lapajt e Shabanit për mandatin

Shkruar nga Versus
KQZ certifikon sot rezultatin për Tiranën, i jep fund
Fotomontazh: Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe daja i tij Zeqir Kordhoni! Kreu i komisionit qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndan sot mandatet për qarkun e Tiranës, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mbledhja e KQZ do të nisë në orën 10:30.

Para certifikimit të rezultatit, pati edhe rinumërim të kutive të qarkun e Tiranës si për partitë politike ashtu edhe për kandidatët e listës së hapur, por nuk solli asnjë ndryshim, madje PD-së iu ulën disa vota që i ishin shtuar gabimisht nga numëruesit.

Sot pritet të marrë fund edhe “drama” e krijuar për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që solli një shkërrmoqje totale të aleancës mes Adritatik Lapajt dhe Endri Shabanit pasi daja i këtij të fundit nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga lista e mbyllur duke kërkuar që mandati t’i kalojë atij.

Shabani tha se nuk mban përgjegjësi për veprimet e dajës së tij duke pretenduar se Zeqir Kordhoni ishte i zhgënjyer nga fakti se Lapaj kishte deklaruar në media se do të tërhiqej në rast se fitonin vetëm një mandat.

Nga ana tjetër, Lapaj edhe pse më i votuari në listën e hapur deklaroi dje se është i gatshëm të dorëhiqet nga mandati dhe ftoi edhe Shabanin që mandati t’i kalonte Greta Ambelit, kandidates tjetër më të votuar në listën e hapur. Shabani ndërkohë vijoi t’i qëndronte argumentimit se nuk mund të bindte dajën e tij të harronte kërcënimet që i ishin bërë pasi deklaroi se nuk do të dorëhiqej nga lista e mbyllur. Versus.al

Poll