POLITIKË /

Kundërshtimet e PD për votat nga Greqia, Celibashi: S’kanë sjellë prova! Numërimi mbyllet sonte

Shkruar nga Versus
Kundërshtimet e PD për votat nga Greqia, Celibashi: S’kanë
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli për mediat lidhur me procesin e numërimit të votave të diasporës. Ai tha se numërimi i votave të ardhura nga Greqia, do të mbyllet që ditën e sotme dhe më pas do të vijohet me numërimin e votave preferenciale për kandidatët.

Sa i takon kundërshtimeve të PD lidhur me votat e diasporës nga Greqia, Celibashi tha se demokratët nuk kanë dorëzuar asnjë kontestim për shkelje të caktuara në kutitë e votimit.

“Procesi s’ka përfunduar, nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë do shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë pret për shkelje e ligjit dhe provat dhe më andej do të vlerësohet nga instancat ekzistojnë apo jo pretendime dhe se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat.

Procedurat janë ato që kanë sjellur edhe një kohëzgjatje të këtij procesi. Duket që procesi është i ngarkuar me procedura. Shpresoj që deri nesër në darkë ta përfundojmë këtë proces. Edhe rezultatin për kandidatët e listës së hapur ta kemi deri nesër në darkë”-u shpreh Celibashi. Versus.al

Poll