POLITIKË /

'Kurth i sajuar'/ Erion Veliaj flet në Këshillin Bashkiak për paraqitjen e tij në SPAK: Jam denoncuar nga një qytetar që nuk ekziston

Veliaj theksoi se nuk bën pjesë tek ata politikane që SPAK i thotë SKAP kur nuk i intereson.

Shkruar nga Versus

'Kurth i sajuar'/ Erion Veliaj flet në Këshillin Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ashtu sicc tha për gazetarët në momentin kur ai doli nga ambjentet e SPAK ka sqaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se sot ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për shkak të denoncimit nga një person që siç tha ai është anonim dhe nuk ekziston.

Veliaj u shpreh se do ishte shqetësuese që kryetari i bashkisë të mos paraqitej në SPAK për kurthe anonime, ndërsa theksoi se nuk bën pjesë tek ata politikane që SPAK i thotë SKAP kur nuk i intereson.

Veliaj: Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime

Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe cfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë, e di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre.

Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur si interesin dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë antiprotesta, nuk kam bwrw as letra anonime se ne jemi brezi i letrave anonime dhe as nuk i them SPAK plaç kur shkon dhe me letra anonime mundohet. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime, me gjithë kurthe, edhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do jemi dhe do e shikoni/Versus.al

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: