POLITIKË /

“Kush jeni ju që gjykoni sinqeritetin e qeverisë?”, Rama-gjyqtarëve: Ne burojmë nga vota popullore

Shkruar nga Versus

“Kush jeni ju që gjykoni sinqeritetin e qeverisë?”,

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka kritikuar mënyrën e formulimit të reagimit të Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj akuzave të tij se ata donin të rrisnin pagën me 2 mijë euro në muaj në kurriz të qytetarëve.

Ndërsa u fokusua tek pjesa e sinqeritetit, Rama tha se gjyqtarët nuk mund të gjykojnë sinqeritetin e qeverisë e cila sipas tij është aty falë vullnetit popullor dhe përballjeve në arenën politike.

“Thoni ju tani, mungesa e sinqeritetit… po kush jeni ju tani që mund të gjykoni sinqeritetin e qeverisë? Ë? Kush jeni ju? Si mund të hyni ju e të diskutoni kështu në këtë farë feje për një pushtet kushtetues dhe ndërkohë që ju nuk jeni si ky pushtet që buron nga vota e beteja politike, nga ballafaqimi i alternativave, nga gjithë ajo arena e baltës ku jemi të detyruar të zhgërryhemi përdië se aty na tërheqin, ndërkohë që ju jeni aty lart për të dhënë drejtësi e jo për të zbritur këtu poshtë me ne tjerët që përditë jemi në përballje të tilla dhe për t’u futur edhe ju në këtë përleshje”- shtoi Rama. Versus.al

Poll