POLITIKË /

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet

"Do ishte shkelje e Kushtetutës nëse do vijonim me procesin zgjedhor në Tiranë"- u shpreh Celibashi për të theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të urdhrit të Gjykatës Kushtetuese.

Shkruar nga Versus
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Celibashi: Kemi
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen vetëm në 5 bashki të vendit. Këtë e konfirmoi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për mediat lidhur me vendimin e publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj sa i takon zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës të cilat ishin caktuar në datën 9 nëntor.

Celibashi sqaroi se në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për momentin në zbatim të vendimit të Kushtetueses ndërsa theksoi se përgatitjet janë ndërprerë pasi vijimi i tyre do të ishte shkelje e kushtetutës.

“Në momentin që Kushtetuesja ka pezulluar efektet për atë pjesë të dekretit të presidentit, është sikur ai dekret të mos ekzistojë për atë pjesë të caktuar nga GJK. Do ishim në shkelje të kushtetutës nëse do të vazhdonim me procesin përgatitor të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Bazuar në urdhëtimin e Gjykatës Kushtetuese, do duhet ta respektojmë këtë vendim në gjykimin tim është e qartë, KQZ nuk mund të kryejë asnjë veprim që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor në Tiranë”- tha Celibashi.

“Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë edhe datë 1, 2 apo 3, këtë gjë nuk e dimë. Në çdo lloj version qoftë KQZ, qoftë këshilli i ministrave, do të shohin se cili do ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar. Nuk më lejohet as nuk do doja të flisja se çfarë do duhet të bënte presidenti apo qeveria në varësi të vendimit të Kushtetueses”- shtoi më tej ai. Versus.al

Poll