POLITIKË /

Kuvend/ Koçi-opozitës: PS do fitojë edhe pas 2029-tës se ju dini si të humbisni

Deputeti socialist Petro Koçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi me bindje se Partia Socialiste do të jetë sërish forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2029, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se “dinë vetëm si të humbasin, jo si të fitojnë”.

Shkruar nga Versus
Kuvend/ Koçi-opozitës: PS do fitojë edhe pas 2029-tës se
Petro Koçi

Deputeti socialist Petro Koçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi me bindje se Partia Socialiste do të jetë sërish forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2029, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se “dinë vetëm si të humbasin, jo si të fitojnë”. Ai theksoi se askush nuk ka frikë nga Sali Berisha, përveç vetë deputetëve të PD-së, të cilët i cilësoi të kapur nga frika dhe kontrolli i tij.

Koçi shprehu keqardhje për disa deputetë të opozitës që sipas tij nuk do jenë më në shtator, duke shtuar se ndonëse kanë protestuar, nuk kanë përdorur dhunë. Megjithatë, ai i quajti veprimet e opozitës “barbare” dhe të papërshtatshme për një forcë që pretendon të fitojë zgjedhjet.

Ai kritikoi ashpër deklaratat e Berishës në Asamblenë e PPE-së, duke e akuzuar se po diskrediton Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe duke shtuar se vendet e BE-së nuk kanë nevojë për “patronazhistë si Berisha” për të ditur se çfarë ndodh në Shqipëri. Në fund, Koçi i kërkoi opozitës të presë raportin e OSBE-së për zgjedhjet dhe të nxjerrë mësime, ndërsa e cilësoi Berishën si “Dick Marty shqiptar”, duke u mbështetur në raportin e Parlamentit Europian për të hedhur poshtë akuzat e opozitës.

“Do vijojë të jetë forcë fituese edhe në 2029, ju dini sit ë humbisni nuk dini sit ë fitoni. Nuk e ka kush frikë Sali Berishën. I vetmi detachment që e ka frikë janë strukturat dhe grupi parlamentar i partisë. Më vjen keq që shumë prej jush nuk do të jenë në shtator, janë njerëz që kanë olur me fakte, mirëpo s’kanë djegur, plaçkitur as kanë qëlluar gardistët. Janë sjellë si njerëz. Po një opozitë barbare nuk mund të fitojë zgjedhjet. Ajo që I ka vënë pikën kësaj ishte fjala e Berishës në Asamblenë e PEE-së. Në atë sallë ku gjithmonë shikohet me lente ccfarë ndodhnë reupublikën e shqipërisë, nuk kanë nevojë që të përdorin Berishën si patronazhist për atë që ndodh këtu. Ato vende kanë intstrumentë të të gjitha llojeve për të dëshmuar atë që ndodh në Shqipëri. Vini gishtin kokën, për zgjedhjet jeni të lumtur. Prisni raportin e OSBE-së, merrni rekomandime dhe nxirrni mësime. Përgjigjen ndaj Dick Martyt shqiptar (Berishën) e dha raporti i Parlementit Evropian.”- tha Petro Koçi. Versus.al

Poll