POLITIKË /

Kuvendi mblidhet për procesverbalin e komisioneve, rikthehen edhe deputetët e përjashtuar të PD

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka pritet të jenë të pranishëm në seancën e sotme plenare pas 10 ditëve përjashtim për shkak se i hodhën sende drejt Ramës.

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet për procesverbalin e komisioneve, rikthehen edhe

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 13:00 me rend dite, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar ku u votua përbërja e 11 komisioneve parlamentare të cilat do të jenë të përhershme.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gjatë kësaj séance pritet të jenë të pranishëm edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator ku seanca e cila do të duhej të ishte debat për votimin e qeverisë së re, u kthye në kaos për shkak të ‘prononcimit’ të ministres virtuale “Diella’ në Kuvend.

Më 24 shtator PS dhe PD miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare, pre jtë cilave PS do të ketë kryesimin në 7 prej tyre, ndërsa PD në 4 prej tyre. Versus.al

Poll