POLITIKË /

Kuvendi mblidhet sot për votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve! PD dorëzoi dje listën me emrat

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet sot për votimin e kryetarëve dhe anëtarëve

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të mbajtur seancën plenare të radhës pas asaj të 18 shtatorit ku qeveria u votëbesua me votat e socialistëve brenda 25 minutash, pa zhvilluar asnjë lloj debati.

Rendi i ditës sot përmban votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të 11 komisioneve parlamentare të cilat tanimë do të jenë të përhershme me ndryshimet në rregulloren e kuvendit. Deri më tani janë miratuar vetëm drejtuesit e 7 komisioneve dhe 4 nënkryetarëve të propozuar nga qeveria. PD njoftoi dje se ka dorëzuar zyrtarisht emrat për të drejtuar 4 komisionet që i takojnë asaj. Më herët, kishte refuzuar t’i dorëzonte në Kuvend për shkak të kundërshtimeve ndaj rregullores së re të Kuvendit.

Komisionet që do të drejtohen nga socialistët:

Milva Ekonomi - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Ulsi Manja - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Bledi Çuçi - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Anila Denaj - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Blendi Klosi - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Igli Hasani - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Fatmir Xhafaj - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale

Komisionet nën drejtimin e demokratëve:

Luçiano Boci (kreyetar), Evis Kushi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet

Bardh Spahia (kreyetar), Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Jorida Tabaku (kreyetar), Iris Luarasi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Ina Zhupa (kreyetar), Erjon Malaj (PS) Nënkryetar - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka për shkak se sekretariati i etikës i përjashtoi me 10 ditë nga seancat plenare pasi në seancën ku u votua qeveria, ata hodhën sende drejt kryeministrit Edi Rama. Versus.al

Poll