POLITIKË /

Kuvendi miraton faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, rrëzohet propozimi i PD për heqjen e gjobave për dritat e ujin

Shkruar nga Versus

Kuvendi miraton faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, rrëzohet

Socialistët dhe demokratët bashkuan votat për votimin në parim të projektligjit për faljen e gjobave. Seanca maratonë e nisur në orën 10:00 të mëngjesit, u mbyll rreth orës 24:00 pas votimit të projektligjit.

Gjatë procesit të votimit, qeveria nuk pranoi 4 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura në faturat e ujit dhe të dritave.

“Projektligji nuk është amnisti, nuk është falje. Propozimi që bëhët bie ndesh me projektligjin, bëhet fjalë për faljen e energjisë elektrike dhe ujin. Mund të shqyrtohet si propozim, por jo në këtë projektligj”, u shpreh deputeti socialist, Erjon Braçe.

Kjo bëri që demokratët të mos merrnin pjesë për votimin në tërësi të këtij projektligji që u kalua me 73 votat e qeverisë.  Kështu të gjitha gjobat për ndërtim pa leje të vendosura ndaj qytetarëve që prej 2014-ës tashmë janë falur nëpërmjet një projektligji që shkaktoi shumë përplasje në Kuvend.

Gjatë seancës së djeshme e cila ishte edhe e fundit për këtë sesion parlamentar pati përplasje mes deputetit të pavarur Agron Shehaj dh eish-kolegëve të tij demokratë të cilët i bënë thirrje të lironte foltoren ku po qëndronte në formë proteste për mos-zhvillimin e interpelancës me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Ishte Flamur Noka ai i cili ndërpreu rezistencën e Shehajt duke e shtyrë me dhunë këtë të fundit nga foltorja e Kuvendit dhe duke i hedhur telefonin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: