Live Updates /

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e përjashton! "Rezistenca" 3 orëshe e deputetit mbyllet me dhunë e kacafytje

*Seanca e sotme plenare e cila ishte edhe e fundit për këtë vit, u përfshi nga debate të ashpra mes deputetëve demokratë dhe mazhorancës, por edhe mes vetë ligjvënësve të opozitës. *Debati nisi me interpelancën e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me investimet në zonat e mbrojtura. *Ajo çfarë nxiti përplasjet ishte kërkesa e deputetit Agron Shehaj për të zhvilluar interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se ishte në udhëtim jashtë vendit. *Por Balluku u paraqit në sallë dhe pati edhe replikë me Agron Shehajn. Ky i fundit bllokoi foltoren dhe nuk pranoi ta lironte pa iu dhënë fjalë. *Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk mori parasysh thirrjen e Shehajt duke vendosur ta përjashtojë nga seanca. Shehaj nuk hoqi dorë nga bllokimi i foltores dhe hyri në rrjetin social ‘facebook’ duke akuzuar edhe ish-kolegët e tij opozitar se nuk e mbështetën.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e sotme plenare e cila ishte edhe e fundit për këtë vit, u përfshi nga debate të ashpra mes deputetëve demokratë dhe mazhorancës, por edhe mes vetë ligjvënësve të opozitës. *Debati nisi me interpelancën e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me investimet në zonat e mbrojtura. *Ajo çfarë nxiti përplasjet ishte kërkesa e deputetit Agron Shehaj për të zhvilluar interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se ishte në udhëtim jashtë vendit. *Por Balluku u paraqit në sallë dhe pati edhe replikë me Agron Shehajn. Ky i fundit bllokoi foltoren dhe nuk pranoi ta lironte pa iu dhënë fjalë. *Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk mori parasysh thirrjen e Shehajt duke vendosur ta përjashtojë nga seanca. Shehaj nuk hoqi dorë nga bllokimi i foltores dhe hyri në rrjetin social ‘facebook’ duke akuzuar edhe ish-kolegët e tij opozitar se nuk e mbështetën.

6 Postime
4 MUAJ ME PARE

"Agron mu hiq qafe!! Garda, nxirreni jashtë!!" Përfundon me shtyrje me Flamur Noken 'rezistenca' e Shehajt në Kuvend

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Një incident ka ndodhur në sallën e Kuvendit mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj. Deputeti Shehaj prej disa orësh po proteston në sallën e Kuvendit, duke kërkuar fjalën për procedurë e duke kërkuar interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku.



Në një moment Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj. ky i fundit dis herë ështëë pëpjekur të ndalojë fjalën e nisur nga deputetit demokrat Noka, i cili në mënyrë të vazhdueshme i thoshte: "Agron, jo me mua"  

Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.

Lidhur me këtë përplasje foli jashtë parlamentit Agron Shehaj.

Ai u shpreh i revoltuar për mënyrës se si e shtyu Noka, ndërsa tha se raportet e tij me PD prishen që nga sot, për shkak se ai nuk u lejua të bënte opozitë në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës.

Shehaj: Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë kur flet për vjegdjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve.

Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë.  Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit.…qartësisht që rrugët tona ndahen.

4 MUAJ ME PARE

VIDEO / Shehaj përplaset me demokratët në parlament, i "përvishet" Bardhit: Gaz ke rrahur demokratët

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Agron Shehaj prej dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren. Edhe përjashtimit nga seanca nuk ka sjellë ndryshim të situatës.

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i tha Gazmend Bardhi, ish-deputetit të PD-së Shehajt pas ndërprerjes së seancës.


Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës. Në minutën e 24 të videos mund të ndiqni debatin e plotë

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.

Deputeti opozitar, Agron Shehaj nuk iku nga foltorja e Kuvendit, duke këmbëngulur për një interpelancë me ministren Balluku për aksin Thumanë Kashar. Ministrja u fut në liven në Facebook të Shehajt, ku shpjegoi arsyen përse nuk është mbajtur interpelanca. 



4 MUAJ ME PARE

“E hëngrët turpin me bukë si legena”, Shehaj përplaset me Bardhin: Lëpive aty ku s’thuhet

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Agron Shehaj pavarësisht se u përjashtua nga seanca, ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit duke bërë të pamundur që deputetët e tjerë të dalin për të marrë fjalën.

Teksa hyri live në rrjetin e tij social ‘facebook”, Shehaj e drejtoi kamerën e telefonit nga ana e deputetëve opozitarë, ish-kolegëve të tij demokratë duke u thënë “e hëngrët turpin me bukë”.

Shehaj pati përplasje me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin të cilit i kujtoi se u rikthye krah Berishës edhe pas gjithë akuzave të bëra ndaj tij.

“Tre deputetë nga ish-kolegët e mi të opozitës e hëngrën turpin me bukë. Presim të dalë i katërti.  Të vini këtu dhe të kërkoni që të flitet për këtë vjedhje. Nga data 4 janar, të gjithë shqiptarët do të paguajnë nga 5 mijë lekë te kjo rrugë. (I drejtohet Bardhit) E bëtë marrëveshjen aty dhe nxorrët pafytyrësinë, bëtë demokratët të hanin turpin me bukë. Si legena.

Bëhu me qytetarët, shpëtove Xhaçkën. Gënjeshtar, të vjen për të qeshur ë. Çfarë nuk u bëre demokratëve me gaz e hunj e në fund u ktheve lëpive aty ku s’thuhet.

Bëhu me mazhorancën, unë flas, ti flet për broçkulla. Kur ishit ju këtu, edhe unë isha me ju. Unë nuk erdha këtu të bëja interpelancë kur ju po shtyheshit me gardën. Sot u bëtë me mazhorancën, duhet të ishit aty”- tha Shehaj. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Çliro foltoren dhe suksese”, Spiropali përjashton Agron Shehajn nga seanca

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Pas përplasjes që pati me zv.kryeministren Belinda Balluku për moszhvillimin e interpelancës së kërkuar prej tij, deputeti Agron Shehaj (kryetari i Partisë Mundësia”, bllokoi foltoren e Kuvendit.

Duke kërkuar të marrë fjalën, Shehaj refuzoi që të ulej në vend dhe të linte radhën sipas rendit të ditës për të folur Sali Berisha.

Në këto kushte, Spiropali vendosi përjashtimin e tij nga seanca.

“Jeni i përjashtuar nga seanca në bazë të nenit 65, çlironi foltoren zoti Shehaj dhe suksese! Të merren masa të çlirojë foltoren zoti Shehaj dhe deputeti Berisha të marrë fjalën. Çlironi foltoren zoti Shehaj sepse nuk ju shkon kjo sjellje”- tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Populizmin tënd ta bëj leckë”, Balluku-Shehajt: Mungove në interpelancë, nuk të bëj dot burrë

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Kuvendi është përfshirë sot nga debatet lidhur me një interpelancë të kërkuar nga Agron Shehaj me zv.kryeministren Belinda Balluku për rrugën Thumanë-Kashar.

Deputetët e opozitës kërkuan llogari përse çështja nuk ishte futur në rend dite, ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali u përgjigj duke thënë se Balluku ndodhej në një udhëtim jashtë vendit.

Por zv.kryeministrja u paraqit në Kuvend duke ngjallur reagimet e deputetëve të opozitës. Teksa mori fjalën numri dy i qeverisë tha se ishte kthyer nga udhëtimi dhe kishte vendosur të merrte pjesë në Kuvend, ndërsa fajësoi vetë Shehajn për mos-zhvillimin e seancës për shkak të paraqitjes së raportit mjekësor nga ana e tij 2 herë radhazi.

“Do më ndaloni të vij në orën 11:00? U ktheva dhe u futa në seancë. Nuk e kuptoj ku është gjithë ky problem i madh. Shehaj ka marrë 2 herë raport mjekësor sepse ka pasur frikë të hyjë në seancë prej jush. Nuk ka nevojë t’i jepni flatra populizmave të zotit Shehaj. Nuk kam munguar kur kam pasur interpelancë. Nuk ka gënjyer kryetarja.

Po Ina si e kishte hallin ti? Nuk e kuptoj ku është problemi juaj, a nuk mund të vijmë në seancë pasi kthehemi?

Po flistja për një interpelancë me Zotin Shehaj gjë që e kam për kënaqësi sepse më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë sepse nuk ka asgjë tjetër, as argumente dhe asgjë. Unë këtu kam qenë, ai nuk hyri dot në seancë nga frika juaj se protestonit. Tani unë nuk do ta bëj dot burrë zotin Shehaj, nuk i jap dot zemër”- tha Balluku. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Seanca e fundit për këtë vit, Kuvendi mblidhet sot për projektligjin e faljes së gjobave të ndërtimeve pa leje

Debate në Kuvend, Agron Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e

Kuvendi mblidhet sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës është interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me marrëveshje të firmosura për zonat e mbrojtura.

Por çështja që pritet të sjellë më shumë debate dhe diskutime ashtu si në seancën e kaluar është projektligji për anulimin e gjobave ndaj qytetarëve për ndërtimet pa leje për një periudhë 12 vjeçare.

Pasi u votua dje në Komisionin e Ligjeve, sot projektligji pritet të diskutohet dhe kalohet për miratim në Kuvend. Ndërsa demokratët të cilët herën e kaluar shpërthyen në akuza ndaj qeverisë për dëmet e krijuara nga gjobat për ndërtimet pa leje, këtë herë kanë dorëzuar 4 amendamente shtesë për ligjin që përmban mes të tjerash edhe faljen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike.

Demokratët kanë theksuar gjithashtu nevojën për ndërhyrjen që qytetarëve t’u hiqen dënimet penale për mospagimin e gjobave të tilla. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: