
Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij kundër vendimit të këshillit të ministrave për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Me pranga në duar, Veliaj u duk i buzëqeshur në hyrje të gjykatës teksa nuk pati mundësi t'i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse Rama e ka shkelur kushtetutën me shkarkimin e tij.
Ai u shoqërua nga qelia e paraburgimit të Durrësit me masa të rrepta sigurie. Në mjediset e gjykatës Kushtetuese vihet re prezencë e shtuar e policisë.
 
Në orën 10:00 nis seanca publike ku Veliaj do të rendisë argumentet dhe pretendimet e tij kundër vendimit për ta shkarkuar si kryebashkiak, gjë që sipas tij është kundra ligjit për shkak se ai ka qenë në pamundësi për t’u paraqitur në detyrë. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       