
Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo që i ka ndodhur atij është fyerja më e rëndë për shkak se iniciativa për shkarkim i erdhi nga vetë bashkëpunëtorët e tij.
“Është seancë historike që shqyrton vetë demokracinë dhe themelet në të cilat qëndron shteti ynë. Ne jemi betuar me dorë në zemër të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim për interesa të kohës, jo ta sakrifikojmë për urdhra të përkohshëm që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë. Kjo është cështja që do të përcaktojë nëse pushteti do i përkasë qytetarëve, apo do u merret pas perdeve. Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet për të anashkaluar vullnetin e votës, kthehet në tradhti morale.
Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe nuk denjuan të më ftonin e të më dëgjonin. Zoti i faltë, lutem çdo natë për ta dhe them Zot fali”- tha Veliaj. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       