Live Updates /

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me përfaqësuesit e qeverisë: S’mund të shkarkohem me urdhër politik, jam zgjedhur me votë

*Prej orës 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca e shqyrtimit të ankimit të Erion Veliajt kundër vendimit të qeverisë më 25 shtator për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. *Në nisje të seancës, presidenca kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shpallte moskompetencë, gjë që u rrëzua nga anëtarët e trupit gjykues. *Në vazhdim, Erion Veliaj fillimisht mbajti fjalën e tij ku shprehu zhgënjim ndaj bashkëpunëtorëve të tij lidhur me shkarkimin që iu bë në këshillin bashkiak pa qenë ai i pranishëm. Ai i bëri thirrje Kushtetueses që të mbrojë demokracinë duke thënë se pushteti vendor është në rrezik nga urdhrat politikë. Si shembull, ai mori rastin e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili edhe pse 11 muaj në arrest shtëpie, nuk u shkarkua. *Nga ana e presidencës, këshilltari i Begajt, Ilirjan Rusmajli tha se kjo kërkesë e Veliajt duhet të ishte bërë në gjykatën Administrative dhe jo në Kushtetuese. Sipas tij, të gjitha argumentet e Veliajt nuk qëndrojnë sa i takon dekretit të presidentit për zgjedhjet më 9 nëntor, pasi ato ishin të marra nga shtete të huaja dhe jo nga jurisprudenca shqiptare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Prej orës 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca e shqyrtimit të ankimit të Erion Veliajt kundër vendimit të qeverisë më 25 shtator për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. *Në nisje të seancës, presidenca kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shpallte moskompetencë, gjë që u rrëzua nga anëtarët e trupit gjykues. *Në vazhdim, Erion Veliaj fillimisht mbajti fjalën e tij ku shprehu zhgënjim ndaj bashkëpunëtorëve të tij lidhur me shkarkimin që iu bë në këshillin bashkiak pa qenë ai i pranishëm. Ai i bëri thirrje Kushtetueses që të mbrojë demokracinë duke thënë se pushteti vendor është në rrezik nga urdhrat politikë. Si shembull, ai mori rastin e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili edhe pse 11 muaj në arrest shtëpie, nuk u shkarkua. *Nga ana e presidencës, këshilltari i Begajt, Ilirjan Rusmajli tha se kjo kërkesë e Veliajt duhet të ishte bërë në gjykatën Administrative dhe jo në Kushtetuese. Sipas tij, të gjitha argumentet e Veliajt nuk qëndrojnë sa i takon dekretit të presidentit për zgjedhjet më 9 nëntor, pasi ato ishin të marra nga shtete të huaja dhe jo nga jurisprudenca shqiptare.

9 Postime
8 ORE ME PARE

"Dekreti i presidentit, kushtetues", këshilltari i Begajt në GJK: Për zgjedhjet në Tiranë, mund të ankohen vetëm kandidatët, jo Veliaj

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Këshilltari i presidentit Bajram Begaj, Ilirjan Rusmali i ka qëndruar argumentit se çështja e shkarkimit të shkarkimit të Veliajt nuk ka lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj dhe se për këtë çështje duhej të ishte bërë padi në gjykatë administrative dhe jo në Kushtetuese.

Ai tha se kërkuesi mund të ankohet kur është kandidat për zgjedhjet e pjesshme dhe jo në rast kur bëhet fjalë për një vendim që i përket datës së zgjedhjeve dhe jo shkarkimit të tij.

“Ne i qëndrojmë parashtresës së 15 tetorit. Ndërhyrja jonë këtu është vetëm në funksion të atyre parashtrimeve. Dekreti ka qenë kushtetues më datë 1 tetor kur u shpallën zgjedhjet e pjesshme dhe ngelet i tillë sot për shkak se ka qenë kushtetues në atë datë.  Është krejtësisht normale që për pothuajse shumicën e çështjeve që vijnë në Kushtetuese të gjendet një lidhje me aktet individuale administrative. Juve me këtë precedent do t’u duhet të merreni në vazhdim edhe me leje ndërtimi për shembull, nuk është Kushtetuesja për këto.

Kërkuesi ka 100% të drejtë të ankohet, por nëse interesat janë 100% të lidhura me atë vendim atëherë do të thotë se me dekretin e shpalljes së datës së zgjedhjeve janë 0% të lidhura sepse nuk i përket fushës së shkarkimit, por asaj të zgjedhjeve. Me të cilën kërkuesi mund të shfaqë interes legjitim nëse është kandidat për të marrë pjesë në zgjedhje. Ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje, mund të mos jenë dakord me datën 9 nëntor. Ata kanë të drejtë që interesin e tyre ta mbrojnë në gjykatë tjetër, jo në Kushtetuese sepse është gjykatë themeli”- tha Rusmali.

Më tej deklaroi se argumentet e Erion Veliajt dhe mbrojtësve të tij nuk qëndrojnë sepse janë marrë referenca raste nga shtete të huaja dhe jo nga jurisprudenca shqiptare.

“Argumentet që ka sjellë kërkuesi janë të lidhura me referenca dhe praktika të shteteve të tjera, asnjë me ligjin shqiptar, asnjë me praktikën tonë dhe Kushtetuesen tonë. Përse? Sepse argumenti nuk qëndron. Ligji shqiptar është preciz dhe nuk lë hapësirë për dyshime”- shtoi këshilltari i Begajt. Versus.al

9 ORE ME PARE

Veliaj-përfaqësuesit të qeverisë: Pse nuk e kërkuat shkarkimin edhe për kryebashkiakun e Tropojës?

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Duke iu përgjigjur pretendimeve të përfaqësuesit të qeverisë mbi delegimin e kompetencave, Erion Veliaj mori si shembull rastin e kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi i cili ushtroi detyrën për 11 muaj në arrest shtëpiak.

“Kjo pyetje do ishte e ndershme nëse do ua bënin edhe qytetarëve të Tropojës. Fakti që nuk e bëni këtë pyetje, tregon se po bëni diferencim, përsa kohë delegimet e kryetarit të Tropojës nuk ju kanë shqetësuar, nuk duhet t’ju shqetësojë fare delegimi i kompetencave të mia”- argumentoi Veliaj. Versus.al

10 ORE ME PARE

“Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës”, Veliaj: Kaosi i tanishëm, s’është asgjë me atë që mund të ndodhë

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri një analogji të pozicionit të tij me atë të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili ushtroi detyrën nën arrest shtëpie.

Por gjithashtu ngriti pikëpyetjen se çfarë do të ndodhte nëse kjo gjë do të legjitimohet dhe nëse e njëjta gjë do t’u ndodhte kandidatëve aktualë për bashkinë e Tiranës.

“Kryetari I bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie. Tani lind pyetja, a janë të gjithë të barabartë, pse janë ndryshe kryebashkiakët në Tiranë me atë në Tropojë.

Dy gabime nuk prodhojnë më shuëm drejtësi. Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë sigurie… kaosi që mendojmë se kemi tani, nuk është gjë hiç me kaosin që mund të ndodhë në vazhdim nëse kjo kthehet në praktikë dhe legjitimohet”- deklaroi kryebashkiaku i shkarkuar. Versus.al

10 ORE ME PARE

“Fyerja më e rëndë, ma bënë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj: Zoti i faltë, lutem çdo natë për ta

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo që i ka ndodhur atij është fyerja më e rëndë për shkak se iniciativa për shkarkim i erdhi nga vetë bashkëpunëtorët e tij.

“Është seancë historike që shqyrton vetë demokracinë dhe themelet në të cilat qëndron shteti ynë. Ne jemi betuar me dorë në zemër të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim për interesa të kohës, jo ta sakrifikojmë për urdhra të përkohshëm që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë. Kjo është cështja që do të përcaktojë nëse pushteti do i përkasë qytetarëve, apo do u merret pas perdeve. Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet për të anashkaluar vullnetin e votës, kthehet në tradhti morale.

Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe nuk denjuan të më ftonin e të më dëgjonin. Zoti i faltë, lutem çdo natë për ta dhe them Zot fali”- tha Veliaj. Versus.al

 

10 ORE ME PARE

“Kam përjetuar denigrim të gjatë”, Veliaj kundër vendimit të qeverisë: Vota e lirë më e fortë se kulisat politikë!

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Erion Veliaj tha se shkarkimi i tij nga bashkia e Tiranës është i paligjshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe demokracisë.

Fjala e tij:

Kam përjetuar një periudhë të gjatë denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri 3 herë radhazi kryebashkiak. Kjo nuk është denigrim ndaj meje, por përpjekje për të përcmuar vullnetin e qytetarëve.

Është përcmim i fuqisë që populli i jep kushtetutës për ta drejtuar. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë. Në fund të këtij harku 9 mujor, nuk jam këtu të mbroj veten sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Ju kërkoj një gjë të vetme, a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë? Ky mandat nuk është i imi, por kontratë që qytetarët ma kanë dhënë me vullnetin e tyre. Për mbrojtjen e këtij mandati do bëj gjithçka sepse nuk po mbroj këtu një karrige, por shpirtin e një lidhje të shenjtë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e të zgjedhurit vendor para afatit.  Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politik më shtyn ta bëjë këtë betejë këtu para jush e qytetarëve.

Lajmi në përditësim…

12 ORE ME PARE

“Shpallni moskompetencë për Veliajn”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e qeverisë dhe presidencës

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese u tërhoq për vendim lidhur me kërkesën e paraqitur nga presidenca në nisje të seancës për Erion Veliaj. Pas rikthimit, kryetarja Holta Zaçaj bëri me dije se kërkesa e presidencës nuk është pranuar. 

Kërkesa e presidencës për shpalljen e moskompetencës u mbështet edhe nga përfaqësuesit e qeverisë në seancë. Sipas tyre, Kushtetuesja ka bllokuar zgjedhjet në Tiranë duke pezulluar një dekret për një kërkesë që nuk ishte në kompetencë të saj, por të gjykatës Administrative të Tiranës. Versus.al

 

12 ORE ME PARE

Seanca për Veliajn në Kushtetuese, presidenca: Anuloni shqyrtimin e dekretit, keni bllokuar zgjedhjet në Tiranë

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Përfaqësuesja e presidencës ka parashtruar kërkesat e saj para nisjes së seancës në Gjykatën Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij si kryebashkiak me vendim të qeverisë.

Presidenca pretendon se Kushtetuesja ka penguar zgjedhjet duke marrë në shqyrtim një dekret që nuk e kishte në kompetencë.

“Duhet të deklaroni në fillim të seancës moskompetencë sepse nuk mund të shqyrtoni këtë dekret. Zgjedhjet në Tiranë u penguan dhe tashmë duhet të rikthehet kushtetutshmëria dhe të shpallet moskompetenca për shqyrtmin e dekretit. Duke qenë se nuk u shpall moskompetenca, ne paraqesim kërkesën edhe njëherë formalisht që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim.

Vendimi për kalimin në shqyrtim është mbështetur vetëm në dokumentacionin e dorëzuar nga kërkuesi ku mungonte plotësisht praktika dokumentare e institucionit të presidentit, mungesa e praktikës dokumentare të qeverisë për VKM e bën të njëanshme praktikën tuaj”- u shpreh mes të tjerash përfaqësuesja e presidentit Bajram Begaj. Versus.al

12 ORE ME PARE

VIDEO/ Me pranga në duar, Erion Veliaj futet i qeshur në Gjykatën Kushtetuese

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij kundër vendimit të këshillit të ministrave për ta shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Me pranga në duar, Veliaj u duk i buzëqeshur në hyrje të gjykatës teksa nuk pati mundësi t'i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse Rama e ka shkelur kushtetutën me shkarkimin e tij. 



Ai u shoqërua nga qelia e paraburgimit të Durrësit me masa të rrepta sigurie. Në mjediset e gjykatës Kushtetuese vihet re prezencë e shtuar e policisë.

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me
Momenti i nisjes nga paraburgimi i Durrësit

Në orën 10:00 nis seanca publike ku Veliaj do të rendisë argumentet dhe pretendimet e tij kundër vendimit për ta shkarkuar si kryebashkiak, gjë që sipas tij është kundra ligjit për shkak se ai ka qenë në pamundësi për t’u paraqitur në detyrë. Versus.al

14 ORE ME PARE

Vuloset 'fati' i bashkisë Tiranë, Veliaj lë burgun dhe del para 'Kushtetueses' kundër shkarkimit! Seanca do jetë publike

7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj përplaset me

Erion Veliaj sot do të dalë për disa orë nga qelia e paraburgimit në Durrës për të qenë i pranishëm në seancën publike që do të mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 10:00 kur do të shqyrtohet ankimi i tij kundër vendimit të qeverisë për ta shkarkuar si kryebashkiak më 25 shtator.

Relatore do të jetë gjyqtarja Sonila Bejtja. Vetë Veliaj kishte shprehur vullnetin për të qenë në seancë dhe për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese i dërgoi kërkesë drejtorisë së burgjeve nga ku u dha leja që Veliaj të ishte i pranishëm në seancë.

Pasi këshilli bashkiak i Tiranës votoi me shumicë votash shkarkimin e Veliajt, këshilli i ministrave e miratoi më datë 25 shtator duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme me Begajn që caktoi datën 9 nëntor.

Por ky dekret i tijpër datën e zgjedhjeve u pezullua për shkak se Veliaj ankimoi vendimin. Zgjedhjet në Tiranë mbeten të pezulluara derisa gjykata të dalë me një vendim përfundimtar sa i takon shkarkimit të Veliajt. Versus.al

Poll