POLITIKË /

Lapsusi i Berishës për pensionet, Rama ironizon kreun e PD-së: Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 mln USD i do për hallin e vet

Në videon e shpërndarë, Rama ka vendosur një fragment nga një deklaratë publike të Berishës, ku ky i fundit bën një lapsus gjatë fjalës për pensionet

Shkruar nga Versus

Lapsusi i Berishës për pensionet, Rama ironizon kreun  e PD-së:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video ironizuese në rrjetet sociale, këtë herë në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në videon e shpërndarë, Rama ka vendosur një fragment nga një deklaratë publike të Berishës, ku ky i fundit bën një lapsus gjatë fjalës për pensionet:
“Do vendosim pensionin minimal 100 euro... 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro.”

Për ta përforcuar ironinë, mbi imazhin e Berishës është vendosur një video animuar e një bufi, duke i dhënë një ton satirik postimit.

Në mbishkrimin që shoqëron videon, Rama shkruan:
“Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, duke rikujtuar çështjen e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA — një temë që është rikthyer shpesh në diskursin politik si pikë sulmi ndaj opozitës./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: