POLITIKË /

“Unë nuk i bullizoj, të pyesin veten pse u dhemb ”, Rama ironizon opozitën: ‘Bufin’ e fusin në hije nëpër takime tani

Rama theksoi se vota e 11 majit do të jetë një mundësi për të forcuar vijimësinë e projekteve të zhvillimit dhe për të shmangur, sipas tij, rikthimin në “batakun e së kaluarës”.

Shkruar nga Versus

“Unë nuk i bullizoj, të pyesin veten pse u dhemb ”, Rama

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Lezhë, ku vijoi tonet e ashpra ndaj opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.

Duke mos kursyer ironinë dhe satirën, Rama e cilësoi sërish PD-në si një “kënetë”, ndërsa liderin e saj, Sali Berisha, e quajti “bufin e kënetës”.

“Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb”, deklaroi kreu i qeverisë, duke iu referuar reagimeve nga opozita.

Ai vijoi me analogjinë duke thënë: “E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu dhe ata.”

Rama theksoi se vota e 11 majit do të jetë një mundësi për të forcuar vijimësinë e projekteve të zhvillimit dhe për të shmangur, sipas tij, rikthimin në “batakun e së kaluarës”.

Tags:

rama shkoder

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: