Kandidati për deputet i opozitës në qarkun e Korçës, Blejdon Nallbati, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në të cilin u përfshi ai, vëllai i tij Alti Nallbati dhe një mjet i tonazhit të rëndë.
Nallbati pranoi se ndodhi një përplasje verbale me drejtuesin e kamionit, por mohoi kategorikisht akuzat për pengim të rrugës apo veprime të dhunshme.
Ai shpjegoi se gjatë udhëtimit nga Kapshtica drejt qytetit të Korçës, automjeti i tij kishte ngadalësuar në një rrethrrotullim ku ndodhej një gropë e pa riparuar, dhe kamioni që udhëtonte pas tyre rrezikoi të përplasej për shkak të shpejtësisë.
Kandidati për deputet në listat e hapura, për Partinë Demokratike hedh gjithashtu akuza për Niko Peleshin që sipas tij ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës.
Bledjon Nallbati: Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë ccdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit.
Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. Sështë e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj Spak të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë.
Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?
Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar.
Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë.
Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin.
Të treja akuzat nuk qëndrojnë.
Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e Spak, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve./Versus.al







