
Në kuadër të zhvillimeve politike në vend, kur amasada e SHBA e ritheksoi se nuk do bashkëpunojë me persona të shpallur non-grata, Manjani pati kritika për politikanët që varen nga mendimet e ambasadave.
I ftuar në “A Show”, Manjani tha se politikanët shqiptarë duhet të kenë mbështetjen e popullit dhe jo të ambasadave.
“Cilido politikan që ka një mandat nga populli shqiptar, e ka nga populli shqiptar dhe nuk e ka nga asnjë ambasadë tjetër. Nuk ka ambasadë që të jep mandat ty, të sjell apo të heq nga pushteti”- u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.
Më tej ai deklaroi se në Shqipëri ka shumë politikanë që e kanë më me rëndësi të kenë marrëdhënie pozitive me ambasadën e SHBA, por nuk duan t’ja dinë për popullin që i voton. Një kritikë të tillë e pati edhe për Partinë Demokratike.
“Ka sa të duash spiuna brenda nesh që krenohen se e kanë mirë me Amerikën. Legena të gjithë! E ka mirë me Amerikën dhe ia fut popullit të vetë. Nëse kam një kritikë për PD është se rri me sy nga ambasadat. Çfarë është kjo histori? Shko mor zotëri dhe puno me popullin me njerëzit që të japin mandatin. Vendi sot ka nevojë për të përmbysur një sistem dhe për të ndërtuar një sistem të vetëm, atë capitalist. Është zgjidhja e gjithë problemeve tona, nga gara nga pagat nga konkurrenca, nga këto vjen zhvillimi i vendit”- u shpreh Manjani ndër të tjera. Versus.al







