Sali Berisha në konferencë me gazetarët tha se burimi i 6 mln dollarëve për lobimin në SHBA lidhet me financimet që janë siguruar nga një fondacion të krijuar nga patriotë shqiptarë që duan të ndihmojnë PD, pa dhënë detaje të tjera. I pyetur nëse kontrata është për heqjen e non gratës, Berisha thotë se “Lacivita është për zgjedhjet, asgjë tjetër, Continental është për kauzat e drejta të PD”.
View this post on Instagram
Berisha thotë se kontrata është transparente.
“S’ka asgjë sekrete, është shumë transparente. Nuk është historia e McGonigal që i jepen paratë në garazh. Nuk është historia e Bilalit, që martohet me Bilalin se duhej të ishte çift. Janë patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion, është një gjë shumë transparente. U ka djeg shumë disave, u ka djeg. Lexojeni cfarë thotë rezoluta, thotë se përdorin institucionet drejtësia kundër opozitës.", u shpreh Kryetari i PD. /Versus.al/








