POLITIKË /

‘’Lumturohuni si sot’’, këshilltari i PS-opozitës: E fitojmë sërish Tiranën me mbi 160 mijë vota

Sipas Eridian Salianjit edhe me shkeljet e rënda që ka kryer Veliaj gjatë gjithë këtyre viteve si kryebashkiak, PS sërish do fitojë në Tiranë me mbi 160 mijë vota.

Shkruar nga Versus
‘’Lumturohuni si sot’’, këshilltari i
Eridian Salianji

Gjatë mbledhjes ku PS dhe PD bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak, pati një moment ku kreu i këshilltarëve të PS, Eridian Salianji iu drejtua opoyitës me tone ironike.


Duke anashkaluar faktin që Veliaj ndodhet pas hekurave për grabitjen e fondeve publike, Salianji u shpreh i bindur se kryebashkiaku i ardhshëm do të jetë sërish nga radhët e PS dhe do të marrë mbi 160 mijë vota.

“Ju respektova dhe jua kuptoj dhe buzëqeshjen dhe lumturinë. Dhe sot shijoni ditën deri në fund, por këtu do jemi që në atë karrige do të ulet prapë një kryetar Bashkie i Partisë Socialiste me mbi 160 mijë vota, por të paktën mësoni nga humbja dhe lumturohuni për Tiranën siç po lumturoheni sot”, tha Salianji. Versus.al

Poll