POLITIKË /

Mandati i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’ në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj ndryshon kërkesën

Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

Shkruar nga Versus

Mandati i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’ në Kolegjin

Ka nisur seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për Partinë Shqipëria Bëhet.

Tashmë kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkon ndërrimin e objektit të padisë, pra që mandati t’i kalojë atij, por që të të lihet në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi.

Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

Përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik!

“KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati! Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar! Në vendimin KAS, ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi KAS është diskriminuar dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat”, ka deklaruar ajo./Versus.al

Poll