POLITIKË /

Mbeti jashtë Kuvendit, Alibeaj në komision: 10 prej nesh s’kemi legjitimitet për të kaluar ligje

Shkruar nga Versus
Mbeti jashtë Kuvendit, Alibeaj në komision: 10 prej nesh s’kemi
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, deputeti aktual i PD i cili kandidoi në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” ishte i pranishëm sot në mbledhjen e komisionit të Ligjeve ku propozoi që të mos kalohen projektligje nën arsyetimin se 10 prej të pranishmëve nuk do jenë më deputetë në Kuvend që pas shtatorit.

Me të qeshura, Alibeaj tha se asnjë prej tyre nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar qytetarët kështu që deri në korrik, veprimtaria e tyre duhet të jetë vetëkufizuese.

“Se di a ta përdor tani, kryetare, deputete apo jo. Jo vetëm për ju, për të gjithë deputetët. Shoh këtu që jemi 10 shtetas shqiptarë të ulur në këtë tavolinë. Shqiptarët kanë folur më 11 maj siç e thatë. 10 veta në këtë tavolinë nuk e kemi më përfaqësimin nga sovrani për të folur, diskutuar. Çdo lloj procedure i mungon legjitimiteti. Nuk kemi tagrin për të përfaqësuar shqiptarët. e di shumë mirë se mandati këtij Kuvendi është deri në shtator.

Nuk do duhet të procedojmë me miratim ligje sepse u mungon legjitimiteti. Ndaj e kam kërkesë për procedurë për ju zonja kryetare, për të gjithë ju kolegë e ish-kolegë që ndoshta me veprimtari rutinë mund të procedohet, por me miratim projektligjesh, kjo do ishte në tejkalim të kushtetutës”- u shpreh Alibeaj. Versus.al

 

Poll