POLITIKË /

Mbeti jashtë Kuvendit, Berisha flet për Alimehmetin dhe zbulon kontaktin me Chris Lacivitan pas humbjes

Shkruar nga Versus
Mbeti jashtë Kuvendit, Berisha flet për Alimehmetin dhe zbulon
Chris Lacivita dhe Sali Berisha

Sali Berisha tha se Ilir Alimehmeti tregoi se ka një pëlqyeshmëri shumë të lartë pavarësisht se mbeti jashtë Kuvendit, pasi më e votuara e PD rezultoi Jorida Tabaku.

Sipas tij, nuk është e domosdoshme që përfaqësimi të bëhet vetëm në Kuvend pasi ka edhe mënyra të tjera.

“Listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota dëshmoi se është veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Nuk besoj se një parti përfaqësohet vetëm nga parlamenti. Shumë bukur që e morët shembull, ai është intelektual me pëlqyeshmëri të lartë. Nuk humbet, është një betejë që vazhdon”—deklaroi Berisha.

Sa i takon kontaktit me drejtuesin e fushatës së PD, Christopher Lacivita, Berisha tha se e ka falenderuar për kontributin e tij, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

“Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka edhe ai privatësinë e tij. Mjaftohem me falenderimet për kontributin e dhënë”- u përgjigj Berisha para gazetarëve, teksa doli nga SPAK. Versus.al

 

Poll