POLITIKË /

“Mbeturina”, Rama shpërthen ndaj opozitës: Do dilni më keq në zgjedhjet e ardhshme

“Pranverën e ardhshme korrim fitoren më të madhe”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama pak para se të mbyllte fjalën e tij dhe të dilte nga salla e Kuvendit.

Shkruar nga Versus
“Mbeturina”, Rama shpërthen ndaj opozitës: Do dilni
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij ku prezantoi projektbuxhetin 2025, pati një gjuhë të ashpër ndaj opozitës duke u thënë demokratëve se do të dalin shumë më keq me rezultat në zgjedhjet e ardhshme.

“Ua kam thënë mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari historik për këto mbeturina koha e të cilëve nuk kthehet më”- u shpreh Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Menjëherë pasi përfundoi fjalën në Kuvend, Rama u largua nga salla e seancës plenare. Ndërsa u pasua nga deputeti Flamur Noka i cili e akuzoi kryeministrin si "mashtrues". Versus.al

Poll