POLITIKË /

Mbi tre dekada në politikë, a do kandidojë për kryeministër në 2029-ën? Ja si përgjigjet Berisha

Berisha duke mos e dhënë përgjigjien prerazi, tha se synimi i tij ishte që shqiptarët të mund të votojnë lirshëm pa u presionuar nga askush.

Shkruar nga Versus

Mbi tre dekada në politikë, a do kandidojë për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha sot një konferencë për mediat ku prezantoi fakte të tjera rreth asaj që e cilësoi “farsë elektorale të 11 majit”. Mes të tjerave, ai u pyet nga gazetarët nëse e sheh veten si frymëzim për shqiptarët që ta votëbesojnë si kryeministër edhe pas 3 dekadash në politikë.

Ai foli për disa prej arritjeve të tij në krye të qeverisë shqiptare ndërsa dha përgjigjie edhe mbi pyetjen nëse e sheh veten si kandidat të PD për të qenë kryeministër në 2029-ën. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?
Sali Berisha: E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Pyetje: Do të jeni ju?
Sali Berisha: Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve. Versus.al

Poll