
Në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), përfaqësuesi i kandidatit të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ngriti akuza mbi procesin e votimit.
Ai deklaroi se në 9 Qendra Votimi i janë marrë vota Aulon Kalasë, ndërsa në një nga këto qendra, Arjan Ndojës iu shtuan vota, nga 12 sa kishte, në 15.
Më tej, përfaqësuesi ligjor i Kalasë, theksoi se votat e kandidatit të tij janë shpallur të pavlefshme në disa raste, duke kërkuar transparencë dhe verifikim të menjëhershëm nga KAS.
“Arjan Ndojës i janë shtuar votat. Në 9 QV Aulon Kalasë i janë marrë vota Në një QV Arjan Ndoja kishte 12 vota, por iu shënuan 15 Votat e Aulon Kalasë janë bërë të pavlefshme.”- tha ai.
Aulon Kalaja paraprakisht ka siguruar 7255 vota, ndërsa rezulton i dyti në listën e Durrësit si kandidati më i votuar, por pa arritur të sigurojë një mandat. I vetmi që ka arritur të fitojë mandatin deri më tani nga lista e hapur e PD në qarkun Durrës, është ish-prokurori Arian Ndoja, i cili ka siguruar 8209 vota.
Mandatin e listës së hapur në Durrës nga Partia Demokratike e fitoi Arjan Ndoja, i cili mori mbi 9167 vota në total me gjithë diasporën, kurse Aulon Kalaja u rendit direkt pas tij me 8118 vota, me një diferencë pak më shumë se një mijë vota mes tyre.
Pretendime në këtë qark dhe ankimime kanë bërë gjithashtu Ilirjana Kuçana, që pretendon se i janë vjedhur votat brenda partisë dhe Andia Ulliri, e cila e kërkon mandatin sipas Kodit Zgjdhor nëpërmjet kuotës gjinore. Versus.al







