POLITIKË /

Mbyllja e TikTok, sot mbahet protesta e thirrur nga Berisha! Kreu e PD premton rihapjen e rrjetit social

Shkruar nga Versus

Mbyllja e TikTok, sot mbahet protesta e thirrur nga Berisha! Kreu e PD premton

Sot në orën 19:00, pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike për mbylljen e rrjetit social “TikTok”. Demonstrata e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha do të mbahet para kryeministrisë.

Vetë kreu i PD e cilësoi si “akt censure”, vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, duke argumentuar se gjithçka bëhej në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim që të rinjtë të mos informoheshin plotësisht për problematikat në vend.

Ai u bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të bashkohen në protestë për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e tyre në internet.

“Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Berisha, duke premtuar se në rast të rikthimit të PD në pushtet, rrjeti social do të rihapet në vend që prej datës 12 maj.  Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: