Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë komunikimit të tij me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh i bindur se PS do të jetë sërish në pushtet pa 11 majit.
Sipas tij, fitorja në këto zgjedhje parlamentare do jetë edhe më e thellë se herët e tjera dhe për këtë, rol të madh do të luajnë edhe emigrantët që votojnë për herë të parë nga vendet ku jetojnë.
“Unë përpiqem t’i nxjerr nga këneta, t’i nxjerr me opinionin tim nga këneta, imagjinoni pak se si ishit me të dhe se si do ju lërë. Qëllimi i tij është t’ju kthejë në kënetë. PS ka fituar 9 herë dhe do fitojë përsëri madje edhe më thellë, do marri notën 10 PS, patjetër edhe me emigrantët këtë herë, do shohim se si do shkojë, por kur të fitojmë do thonë se i vodhi votat e emigrantëve. Shqipëria është përtej të majtës dhe të djathtës, përtej simpatisë, duhet për Shqipërinë kjo votë. Duhet për BE-në. Parafytyroni ju të ndalojnë negociatat dhe të hyjnë zhabat dhe këneta në negociata”, tha kreu i qeverisë. Versus.al








