Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj të Përgjithshme më 11 shtator, datë në të cilën kryeministri Edi Rama pritet të shpallë zyrtarisht emrat që do të përbëjnë skuadrën e qeverisë së mandatit të katërt, e njohur si “Rama 4”.
Gjatë dy javëve në vijim, kreu i qeverisë do të vijojë takimet individuale me anëtarë dhe figura të rëndësishme të partisë në zyrën e tij, një proces që tashmë ka nisur prej dy ditësh në godinën qeveritare.
Mbledhja e fundit e Asamblesë së PS u zhvillua në fund të muajit gusht, por sipas burimeve për mediat, është pikërisht 11 shtatori që do të shënojë momentin kur do të marrë fund çdo aludim apo spekulim në lidhje me formimin e kabinetit të ri qeveritar – qoftë me emra të rinj apo rikthime nga përbërjet e mëparshme. /Versus.al/







