POLITIKË /

“Meta është një i burgosur politik”! Përçarje në PD? Berisha bën deklaratën

I pyetur nëse ka krisje mes tij dhe kreut të PL-së pas zhvillimeve të fundit, Berisha mohoi të ketë ndasi apo tension. Ai sqaroi se ASHM u krijua ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit, me qëllim bashkimin e forcave opozitare në një proces elektoral vendimtar.

Shkruar nga Versus

“Meta është një i burgosur politik”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar këtë akt si një sulm politik dhe duke e shpallur Metën si “të burgosur politik”.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore (ASHM), Meta është një figurë politike që po përndiqet nga regjimi aktual.

“Meta është një i burgosur politik. Kjo është qartësisht një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj opozitës dhe vlerave që përfaqëson ajo, – u shpreh Berisha.

I pyetur nëse ka krisje mes tij dhe kreut të PL-së pas zhvillimeve të fundit, Berisha mohoi të ketë ndasi apo tension. Ai sqaroi se ASHM u krijua ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit, me qëllim bashkimin e forcave opozitare në një proces elektoral vendimtar.

“ASHM është një aleancë zgjedhore, e formuar për një qëllim të qartë – bashkimin përballë një pushteti që abuzon me drejtësinë dhe përndjek kundërshtarët e tij,” shtoi Berisha. /Versus.al/

Tags:

berisha ashm

Poll