Monika Kryemadhi pavarësisht asokohe ishte në proces divorci me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati deklaruar se do të bënte fushatë për të në zgjedhjet e 11 majit ku ai garonte në listën e hapur të koaliconit për Shqipërinë Madhështore.
E pyetur këtë herë nga gazetarët nëse është e kënaqur nga rezultati i marrë nga Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit, Kryemadhi refuzoi të shprehej duke thënë se nuk dëshironte të komentonte asgjë lidhur me politikën.
“Nuk dua të komentoj më asgjë lidhur me politikën. E kam mbyllur atë hesap”- duke lënë të kuptohet se tashmë angazhimi i saj i vetëm është fusha e kinematografisë ku së fundmi po punon për të sjellë një film. Versus.al







