
Deputetja aktuale e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në gjykatën e posaçme ku do të marrë pjesë në një gjyq për padinë për shpifje që juristi Romeo Kara ka bërë ndaj saj.
Kryemadhi u shfaq e buzëqeshur ndërsa gazetarëve nuk foli shumë vetëm u bëri me dije që kishte seancë gjyqësore.
"Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu"- u shpreh ajo para gazetarëve duke arsyetuar se nuk është e nevojshme që për çështje të tilla të thërritet nga institucionet e posaçme.
Juristi e kishte kallëzuar për shpifje Kryemadhin pasi kjo e fundit kishte deklaruar se Kara kishte marrë para për të bërë kallëzim ndaj Ilir Metës.
Kryemadhi ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë "detyrim paraqitje" në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta i cili mbahet i arrestuar prej 20 tetorit të vitit 2023 nën akuzat për kryerjen e veprave penale "korrupsion pasiv", "pastrim parash" dhe "mosdeklarim pasurie".
Kryemadhi prej kohësh është tërhequr nga politika aktive, ndërsa nuk do të jetë as në Kuvendin e ardhshëm. Siç ka lajmëruar edhe në rrjetet sociale, aktualisht po merret me realizimin e një filmi. Versus.al







