POLITIKË /

Ministrja e Shëndetësisë paralajmëron futjen e Inteligjencës Artificiale në sistemin shëndetësor

Sipas saj, teknologjitë e avancuara do ta çojnë mjekësinë nga diagnostika tradicionale drejt një “super-diagnostike” më të saktë dhe të shpejtë.

Shkruar nga Versus
Ministrja e Shëndetësisë paralajmëron futjen e
Evis Sala

Qeveria shqiptare ka shpallur inteligjencën artificiale si një nga shtyllat kryesore të këtij mandati, me fokus të veçantë në shëndetësi.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë pjesëmarrjes në samitin ndërkombëtar “Inteligjenca artificiale në shëndetësi” të organizuar nga The Economist në Londër, theksoi se sistemi shëndetësor global po hyn në një epokë të re. Sipas saj, teknologjitë e avancuara do ta çojnë mjekësinë nga diagnostika tradicionale drejt një “super-diagnostike” më të saktë dhe të shpejtë.

Sala prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për digjitalizimin e plotë të shëndetësisë, si hap paraprak drejt përdorimit të inteligjencës artificiale. “Spitali i së ardhmes do të mbështetet mbi një infrastrukturë teknologjike të padukshme, me qendër të unifikuar të të dhënave të pacientëve, zero barrë administrative për mjekët dhe një kulturë bashkëpunimi njeri – IA, ku kujdesi ndaj pacientit mbetet në qendër”, u shpreh ajo.

Në panelin e dedikuar integrimit të IA-së në praktikën klinike, ministrja ndau shembuj konkretë mbi mënyrat se si teknologjia mund të lehtësojë punën e klinicistëve, duke automatizuar detyrat e përsëritura, optimizuar planifikimet, gjeneruar raporte automatike dhe përmirësuar dokumentacionin mjekësor përmes përpunimit të gjuhës natyrore.

Samiti mblodhi mbi 300 pjesëmarrës dhe 60 folës nga e gjithë bota, të cilët sollën përvoja dhe studime konkrete mbi potencialin e inteligjencës artificiale për transformimin e shëndetësisë.

Poll